'Komunisti Sali dhe fuksi Ilir’, Veliaj: Meta dhe Berisha po zgjidhin e hallet e para 1990! Të flasin ata për moral si ai që del nga bordello dhe flet për virgjërinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë sot se Berisha dhe Meta po merren me sqarimin e “hallet” e vitit 1990. Veliaj tha se “ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë. U duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir”.

“Ata janë akoma duke zgjidhur se kush ishte komunist, kush ishte fuks, kush ishte sigurims, kush e ka partinë familjare, i keni parë gjithë ditën sot janë duke folur ata për moral, të flasësh Ilir Meta dhe Sali Berisha për moral është si të flasi një njeri që del nga bordella për virgjërinë, po është fyerje shumë e madhe e inteligjencës. Ata mendojnë se njerëzit janë budallenj. Pas 30 vitesh sot kemi një ligj për spiunët, e pavarësisht se ne kur filluam paragjykonin, ‘s’ka mundësi PS të kalojë ligjin për transparencën e sigurimit’, ja ku jemi sot, dhe u duk kush ishte komunist nga më të këqijtë dhe kush ishte fuks nga më të rëndomtit, dhe sot t’i zgjidhin vetë dhe komunisti Sali dhe fuksi Ilir, por PS është partia e 2022, moderne. Nuk dua t’ju lodh por është vetëm një mënyrë për t’ju treguar se ne jemi duke bërë diskutime për të ardhmen, ata janë duke zgjidhur akoma hallet e viteve ’90. Kush na spiunoi tek greva e urisë, ishte ky Ilir Metë apo do ia hedhim fajin dikujt tjetër, kush ishte doktori që Ramizi e çoi të prishte protestën e studentëve, ishte ky doktor apo një doktor tjetër. Ata e kanë jetën e tyre të opsesuar për të sqaruar muhabetet e vitit ’90, ne e kemi jetën tonë të angazhuar të sqarojmë muhabetet, ëndrrat, misionin e Shqipërisë që vjen”, ka thënë Veliaj në një aktivitet në Kashar.

Kashari mbylli procesin e përzgjedhjes për kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste të Tiranës, pas të cilit pritet të shpallen drejtuesit e rinj për të gjitha njësitë e qarkut. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i PS për Tiranën, Erion Veliaj, tha se Kashari dhe Astiri e fitoi betejën me ata që penguan zhvillimin e kryeqytetit.

“Kashari, Astiri, ka qenë vendi ku vinin bast të gjithë; thonin njerëzit aty nuk duan autostrada, nuk duan zhvillim, duan më shumë partinë se familjen e tyre; duan me shumë sherrin sesa paqen, duan më shumë dhunën se sa dashurinë. Sot mund të them me kënaqësi dhe krenari të madhe se kush e vuri atë bast e ka humbur. Kashari është si çdo pjesë tjetër e Shqipërisë. Do punën, do mirëqenie, do progres, do që gjërat të ecin përpara, do që njerëzit të pajtohen, do që - siç është Tirana, shtëpi e një 144 kombësive - edhe Kashari të jetë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, të jetojnë me begati”, tha ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardi: 28/07/2022 16:52

    Nuk e kuptoj kete shtet, spakun se si e lene akoma rrugeve kete tipin qe duhet tja kishin hedhur celsin e qelise ne det

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/07/2022 22:29

    He laper po luan tango me komunistin sali dhe fuksin ilir? Nuk te thone kot 99-sh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë