Komuniteti gay letër ambasadës
ruse: Mos ndrydhni lirinë tonë

Komuniteti gay letër ambasadës<br />ruse:  Mos ndrydhni lirinë tonë
TIRANË – Një letër e veçnatë ka mbërritur këto ditë në ambasadën ruse, menjëherë pasi Duma ruse miratoi ligjin kundër propagandës gay.
Ambasada pink ( e njohur ndryshe si organizata e personave gay në Shqipëri, LGBT) i ka shkruajtur ambasades ruse në Tiranë, e personalisht ambasadorit Leonid Grigorieviç Abramov.

Komuniteti gay në Shqipëri ka reaguar kundër votimit të 8 shkurtit në parlamentin rus. me 31 vota pro dhe 6 kundёr, të projektligjit kundёr propagandёs gay, i cili u pasua nga disa arrestime tё aktivistёve LGBT, tё vendosur pёrballё parlamentit dhe qё do tё vijojё me njё seancё tё tretё dhe finale dёgjimore.
“Ky ёshtё njё projektligj, i cili do tё ndёshkojё, ndёr tё tjera, çdo person qё promovon homoseksualitetin tek tё miturit dhe qё parashikon gjoba alarmante pёr qytetarёt qё e shkelin ligjin. Me këtë rast Ambasada PINK, një prej organizatave kryesore në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, i bashkohet sot komunitetit ndёrkombёtar nё pёrpjekjet e tij pёr t’i dhёnё fund kёsaj shkelje flagrante tё tё drejtave tё njeriut”, shkruan Ambasada Pink në letrën e saj.
Kjo ambasadë dhe i gjithё komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen zyrtarisht tё gjithё qytetarёve, tё cilёt besojnё nё njё Rusi tolerante qё respekton të drejtën e qytetarёve tё saj për t’u shprehur dhe për të respektuar integritetin dhe dinjitetin e tyre.
Ajo i ka bërë thirrje Qeverisё ruse, që të dalë mbi politikën dhe tё mbrojё dhe garantojё në mënyrë aktive liritё dhe tё drejtat e qytetarёve tё saj, duke i lejuar ata tё shprehin tё lirё mendimin e tyre nё lidhje me seksualitetin, identitetin gjinor dhe çdo gjё tjerёt qё shqetёson komunitetin LGBT nё vendin tuaj dhe kudo nё botё.
“Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen kёrkesave tё panumёrta tё institucioneve europiane, organizmave tё tё drejtave tё njeriut, shteteve perёndimore dhe indinjatёs sё qindra mijёra qytetarёve nga e gjithё bota pёr tё dёnuar kёtё akt kaq tё turpshёm dhe kaq kontradiktor kundёr lirisё sё shprehjes nё Rusi”, thuhet në deklaratë.

(aq/shqiptarja.com)






  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje