Komuniteti Musliman i Shqipërisë
solidarizohet me familjet e përmbytura

Komuniteti Musliman i Shqipërisë<br />solidarizohet me familjet e përmbytura
TIRANË - Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka dorëzuar disa qindra pako me ushqime në ndihmë të familjeve të përmbytura në jug të vendit, kontribut i besimtarëve muslimanë shqiptarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, i pranishëm në dorëzimin e ndihmave, shprehu falënderimin për të gjithë besimtarët nga e gjithë Shqipëria, të cilët iu bashkuan thirrjes së institucionit, duke dëshmuar një frymë të lartë humanizmi e solidariteti.

“Falënderoj besimtarët që iu bashkuan kësaj nisme shoqërisht të dobishme, të nxitur nga thirrja e Zotit në Kur’an: “Bashkëpunoni në të mira e devotshmëri” dhe porosia profetike: “Zoti është në ndihmë të robit përderisa ky është në ndihmë të vëllait të vet”, u shpreh Spahiu. Ai shtoi gjithashtu se në këtë moment, kur këta banorë nuk kanë pothuajse asgjë, çdo ndihmë është e rëndësishme.

Ndërsa Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet, falënderoi Komunitetin Musliman të Shqipërisë por edhe komunitetet e tjera fetare, të cilat janë gjendur pranë këtyre familjeve që në momentet e para të përmbytjes.

Pas përmbytjeve në jug të Shqipërisë shuam institucione, organizata dhe biznese kanë ofruar ndihma për banorët që kanë pësuar dëmtime të pronave të tyre dhe dëmtime të banesave.  

Ndihma kanë ardhur edhe nga shtetet, ku Kroacia dhe SHBA kanë marrë vendimin për të ndihmuar Shqipërinë financiarisht. Gjithashtu ndihma kanë ofruar edhe disa shoqata nga Turqia.  

Në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga Qeveria e Shqipërisë, Ambasada e SHBA, nëpërmjet Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të ofrojë deri 750,000 dollarë si ndihmë teknike dhe financiare shtesë për të prekurit nga përmbytjet e fundit në zonat bujqësore. Ndërsa Qeveria e Kroacisë mori vendimin të dërgojë 50 mijë euro ndihmë për popullin shqiptarë të rrezikuar nga përmbytjet dhe një sasi të caktuar  mallrash./Anadolu Agency/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë

Preç Zogaj: ‘Mosmarrëveshja’ si testament i orientimit perëndimor të Shqipërisë