TIRANE - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i ka bërë thirrje sot, qytetarëve shqiptarë myslimanë ose jo "që t’i shoqërojnë këto momente të zgjedhjeve parlamentare me qetësi, maturi dhe harmoni të plotë."
Komuniteti Mysliman, një ditë para votimit, ka deklaruar që "ne urojmë dhe inkurajojmë që kjo bindje për qeverisjen që qytetarët dëshirojnë të shprehet në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë."
Nga na tjetër, ky institucion ka vërejtur se ai si kurdoherë do të garantojë paanshmërinë e vet politike si dhe do të distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com