Një përfaqësi e komunitetit rom dhe egjiptian i është drejtuar bashkisë Elbasan, me kërkesën për t’u përfshirë në skemat e strehimit dhe riparimit të shtëpive.
Banorët kanë kërkuar që nëpërmërmjet përfaqësuesve të tyre të rishikojnë listën, që sipas tyre është kufizuar në 12 familje vetëm në zonën e Rrapishtës.
Nisur nga ankesa e banorëve nënkryetari i bashkisë Klevis Xhoxhi sqaroi se procesi i përzgjedhjes së familjeve është në vazhdim.
Përfaqësues të këtyre komuniteteve shprehen se ka pasur disa hapa nga bashkia për ti përfshirë në këtë skemë, por më pas gjithçka është lënë në harresë. Gjithashtu ata theksojnë kushtet e rënda në të cilat jetojnë dhe se ndërhyrja duhet emergjente.
Komento