Koncensionet,debate në Komisionin
e Ekonomisë,PD:Po lejoni evazionin 

Koncensionet,debate në Komisionin<br />e Ekonomisë,PD:Po lejoni evazionin 
TIRANË - Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë janë shoqëruar nga tone të larta, veçanërisht diskutimet mbi projektligjin “Për disa ndryshime për koncesionet dhe partneritetin publik dhe privat”.

Në prezencë të Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Turizmit, Arben Ahmetaj palët kanë hedhur akuza se po i jepen privatëve shërbime që mund ti kryente vetë shteti. 

Nënkryetari i komisionit Erion Brace i kërkoi llogari Ahmetajt se pse po lejohen sërisht ato kompani që duan të marrin me koncension shërbimet publike që vijnë me planin e investimeve sipas kërkesës së firmave. 

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Ridvan Bode është shprehur se qeveria po lejon evazion në tregun e naftës dhe se koncesionet e dhëna nuk po shfrytëzohen. 


ERION BRACE
Janë depo bagëtish dhe ju keni dhënë leje për koncesione për energji elektrike dhe thua duam pare. Ça ti jap pare të ushqej lopën?

ARBEN AHMETAJ
Kanë ardhur jo me projekt po kanë abuzuar të drejtën korruptive të kontaktit me administratën e lartë dhe me drejtuesit e ministrive. E ndalojmë këtë.

ERION BRACE
Shqetësimi im lidhur me këtë formë konçesionare pra propozimi i pa kërkuar ka të bëjë me atë që ka ndodhur deri sot. Të garantoj gara të vërteta sepse në të gjitha ato rastet për të cilat po flasim edhe që i djeg zotërisë, ai që ka paraqitur propozimin e pa kërkuar ka fituar, madje mund të ketë qenë në 80-90% të tyre dhe shikoni raportet e BE konkurrenti vetëm.

ARBEN AHMETAJ
A ka abuzime?! Po sigurisht nja 353 koncesione kanë funksionuar 53 tani unë jam këtu për të formatuar le të themi ndryshimet në ligjin organik. Janë abuziv, pse?! Sepse janë dhënë me atë që thash, me tre letra.

RIDVAN BODE
Kompania koncesionare ka njoftuar qeverinë edhe i thotë 20% e naftës së tregtuar nuk vjel nga detaksimi, pra nuk kanë paguar taksat sepse është e pabombarduar, e pa ngjyrosur dhe shuma 20% do të thotë, është për vitin 2014 dhe do të thotë 100 milion dollarë.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median