TIRANË - Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka bërë publike ofertat e dy kompanive në garë për koncesionin e Rrugës së Kombit, të cilat, sipas tij, kanë propozuar tarifa më të ulëta se 5 euro për kalimin e saj. Deklarata e Ministrit është bërë gjatë një takimi me shoqatën e taksive të kryeqytetit ku diskutoi lidhur me zbatimin e planit kundër informalitetit. “Janë dy oferta për rrugën e kombit, nën asistencën e IFC-së që është pjesë e Bankës Botërore dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim përsa i takon cilësisë së kësaj oferte, interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, tha gjatë deklaratës për shtyp Ministri Haxhinasto.
Koncesioni
Tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të vlerësimit të ofertave dhe të përzgjedhjes së kompanisë fituese. Vlerësimi i ofertave, do të përcaktojë edhe tarifën përfundimtare që do të aplikohet për të kaluar në aksin MilotMorinë, ndërkohë që deri tani ishte përsëritur shpesh se do të jetë 5 euro. Objektivi kryesor i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja efektive e saj. Koncensioni do të zgjasë për një periudhë 30 vjeçare dhe kompania fituese do të mbledhë dhe të mbajë të ardhurat nga taksa dhe në këmbim do të ketë përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimet e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës dhe të zbatojë punimet më urgjente gjeoteknike të stabilizimit.
Taksistët
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar dje një takim me shoqatën e taksive të kryeqytetit, duke diskutuar në lidhje me zbatimin e planit kundër informalitetit. Haxhinasto i lëshoi një apel drejtuesve të taksive që të përdorin taksimetrin, për të ofruar një shërbim sa më cilësor, të sigurt dhe me koston e duhur për qytetarët. Ministri i Transportit theksoi se duhet të forcohet koordinimi mes institucioneve, për të ulur shifrën e lartë të informalitetit që ende vazhdon, duke theksuar se qëllimi kryesor nuk është rritja e gjobave, por rritja e shërbrimeve dhe sigurisë.
Ministri tha se kërkohet një koordinim më i mirë i punës nga ana e të gjithë shërbimeve që janë për monitorimin e sektorit dhe për vendosjen e rregullit në këtë sektor, që është edhe Shërbimi i Kontrollit, Policia e Shtetit, Bashkia e Tiranës, edhe bashkitë e tjera. “Këtë shifër të lartë të informalitetit që ekziston, ne duhet ta ulim me të gjitha mjetet, sepse në fund të fundit nuk është çështja që ne garantojmë disa gjoba më shumë, por rregullimi i tregut, rregullon shërbimin ndaj qytetarit”, tha Haxhinasto.
Kolaudimi
Ministri u ndal edhe te një video e shfaqur në media, ku një qytetar paguante për të kolauduar automjetin, duke thënë se menjëherë kompania konçesionare ka shkarkuar nga detyra 2 punonjësit e përfshirë. Haxhinasto i bëri thirrje konçesionarit të kolaudimit të automjeteve, që të bëjë me shumë, në shmangien e radhëve dhe të luftojë korrupsionin. “Kësaj kompanie i janë kërkuar disa herë nga ana e ministrisë që të forcojë kontrollin dhe të luftojë korrupsionin në punonjësit e saj, i është kërkuar që procesi të kolaudimit të automjeteve të jetë I tillë, që duke futur dhe teknologjinë e informacionit që të ketë sa më pak mundësi për subjektivizëm”, tha Haxhinasto.
Haxhinasto: Kompania SGS te luftoje korrupsionion
Haxhinasto i ka kërkuar kompanisë konçesionare për kontrollin e automjeteve, të forcojë shërbimin dhe të luftojë korrupsionin. Ndaj kompanisë zvicerane SGS ka patur shumë ankesa nga qytetarët.
Për këtë shqetësim në emisionin investigativ “Fiks Fare”, u denoncua një inspektor i cili ka marrë para gjatë kontrollit të një automjeti. Kompania koncensionare ka vendosur largimin e menjëhershëm të tij nga puna.
"Referuar situatës konkrete të transmetuar nga “Fiks-Fare”, rezulton se inspektori që fillon procedurën e kontrollit, e ka bërë rregullisht raportimin sipas procedurës, por inspektori tjetër që e ka asistuar gjatë testimit, ka marrë paratë. Një akt i tillë, është tërësisht i papajtueshëm me politikat tregtare të kompanisë, plotësisht i dënueshëm dhe në kundërshtim me çdo normë të sjelljes dhe realizimit të shërbimit ndaj qytetarëve.Dëshirojmë t’u informojmë se, në përputhje me rregulloren e brendshme të kompanisë dhe dispozitat përkatëse ligjore, për inspektorin në fjalë, është vendosur largimi i menjëhershëm nga puna", thuhet në njoftimin e kompanisë zvicerane.
Shqiptarja.com një ditë më parë ngriti shqetësimin e qytetarëve për radhë të gjata në kolaudimin e automjeteve dhe praninë e sekserëve që ndërhynin për kryerje të shpejtë të kontrollit teknik në këmbim të pagesës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO