/ATSH/- Koncensioni i rrugës së Arbrit nga kompania kineze "China State Construction Company", u diskutua të martën në komisionet parlamentare.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi se ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e një procedure të veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/PPP, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze "China State Construction Company" për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit. "Ky përjashtim do të mundësojë lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit të këtij segmenti rrugor në një kohë më të shkurtër, duke mundësuar kursimin e kohës së udhëtimit dhe kursimin e kostove operacionale të mjeteve", u shpreh Haxhinasto.
Projektligji "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze "China State Construction Company" është miratuar në Komisionin e Ligjeve. Gjatë mbledhjes, zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiri bëri të ditur disa nga detajet që përmban ky projektligj.
Sipas Beqirit, rruga e Arbrit në 3 vitet e para të saj do t'i jepet investitorëve kinezë. Beqiri shtoi se i vetmi ndikim i qeverisë shqiptare është vendosja e fondit të garancisë pas tre viteve. Zëvendësministrja e Financave u shpreh se kjo rrugë pritet t'i japë një zhvillim të madh zonës nëpër të cilën kalon.
"Në tre vitet e para rruga u është dhënë në administrim investitorëve kinezë. I vetmi ndikim nga qeveria shqiptare është se do të vendosë fond garancie mbas tre vjetëve. Rrruga e Arbrit do i japë zhvillim Shqipërisë. Kemi një procedurë të drejtpërdrejtë," tha Beqiri.
Edhe deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja vlerësoi projektligjin, si dhe kompaninë kineze e cila do ta ndërtojë. "Kompania kineze është ndër më të mëdhatë. Ju ftoj ta votojmë, hyrja në fuqi të bëhet menjëherë." tha Manja.
/Shqiptarja.com