/ATSH/- Kompania fitues, e cila do të marrë me koncension mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të shpallet me 15 tetor. Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Edmond Haxhinasto, gjatë një inspektimi të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës, tha se shpallja e kompanisë fituese të kontratës koncensionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit do të bëhet me 15 tetor.
Nga faza e pare e konkurimit që është shortlistimi i kandidatëve ose parakualifikimi i kandidatëve që gjykohen si të përshtatshëm nga komisioni i vlerësimit të ofertave për të paraqitur ofertë, janë kualifikuar katër konsorciume të huaja. Kompanitë që kanë dorëzuar ofertën janë "China Communications Construction Company, grupi "Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd.Sti, PT Citra Marga Nusaphala Persada TBK - Salillari Ltd - Savronik Sistem,Tah. San. Tic. A.S.Mr; Aktor Concessions S.A - Egis Projects S.A dhe GEK. Koncensioni është i kombinuar, mirëmbajtje dhe përfundim pasi rruga ka nevojë për disa investime kapitale të rëndësishme për të përfunduar si vepër.
Enti ministerial ka miratuar tarifën prej 5 euro me tvsh të përfshirë për përdorimin e Rrugës së Kombit për automjetet, ndërsa për mjetet e tjera të transportit ka një formulë ngjitjeje të njohur ndërkombëtarisht.
Autostrada Durrës-Kukës-Morinë nisi ndërtimin në vitin 2003 kur Banka Botërore financoi studimin e fizibilitetit që përshkon kjo autostradë dhe u hap në qershor të vitit 2009. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë.
Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të zhvillohet shpejtësi 80-120 km/h. Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.
Autostrada Durrës-Kukës-Morinë eshtë rrugë që lidh kombin dhe i shërben rajonit, pasi është aks i rëndësishëm që na lidh me Ballkanin Lindor, por edhe me Europën Qëndrore dhe Lindore.
Ministri i Transporteve hodhi drite mbi dyshimet për tërheqje të bankës që do të financojë ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Ndërsa në lidhje me problematikat për përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan ministri ripërsëriti edhe njëherë faktin se kompania duhet të plotësojë kushtet në kontratë.
/Shqiptarja.com