Koncerni amerikan Facebook vlerëson se rrjetet sociale mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. "Aktorë të huaj do të përpiqen të influencojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2020. Por do të ketë edhe përpjekje të tjera si në vitin 2016", deklaroi shefi teknik i Facebook-ut, Mike Schroepfer, për gazetën "Welt am Sonntag".
Sipërmarrja e tij po përpiqet të gjejë mekanizma mbrojtës nga propaganda dhe përdorimi i inteligjencës artificiale (KI), kumtoi Schroepfer. Por Facebook-u këtu është duke luftuar "kundër një kundërshtari, i cili po gjen metoda të ndryshme. Në këtë fushë nuk je kurrë i sigurt se janë identifikuar të gjitha burimet".
Roli i shoqërisë
Menaxheri i Facebook-ut në këtë intervistë ka shkuar edhe një hap më tutje. Vendimi se çfarë përmbajtjesh duhet të ndalohen në internet dhe çfarë jo, nuk mund të merret ende. Schroepfer pohon: "Shtrohet pyetja: A duhet t'i ndalojë Facebook-u dallimet kulturore, sociale, politike? Përgjigja është jo!" Në shtigje afatgjata shoqëria duhet të luajë një rol vendimtar. "Ajo duhet të vendosë, se cilat postime dhe tekste në këtë platformë janë në rregull e cilat jo". Por në këtë periudhë nuk mund të përjashtohet as përdorimi i moderatorëve në Facebook, gjë që është kritikuar muajt e kaluar, thotë Schroepfer.
Rrjetet sociale do të përdoren gjithmonë për përhapjen e lajmeve të rrejshme. Dyshohet se Facebook-u është keqpërdorur në mënyrë masive nga rusët në zgjedhjet e vitit 2016. Por rrjetet sociale janë keqpërdorur dhe keqpërdoren edhe sot në shumë vende të tjera, në kohën e zgjedhjeve.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Reuters: Trump mund të emërojë Richard Grenell të dërguar të posaçëm për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës
23 Nëntor, 10:20
-
‘Shikoni si bërtasin, para se të vdesin’, kush është Erald Alimehmeti, shqiptari i arrestuar në SHBA si përkrahës i ‘ISIS’
23 Nëntor, 10:01
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Donald Trump zgjedh një drejtues homoseksual për Sekretar të Thesarit! Kush është Scott Bessent, punoi për fondacionin e Soros
23 Nëntor, 08:20
-
EMRI/ Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York! Edhe i vëllai i dënuar me 22 vite burg për terrorizëm në SHBA
23 Nëntor, 08:13
-
Drejtori ekzekutiv i Komandës Kibernetike të Amerikës: Hakerët kinezë po përgatiten për konflikt me Shtetet e Bashkuara
23 Nëntor, 08:03
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22