Yjet e muzikës rrok kanë mahnitur “Madison Square Garden” në New York, në një koncert special për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga uragani Sandy.

Biletat për këtë koncert bamirësie u shitën të gjitha ku sipas organizatorëve është arritur shifra e 30 milionë dollarëve vetëm nga shitja e tyre, pa llogaritur shifrat e dhuruara gjatë koncertit nga miliona teleshikues dhe ndjekës në rrjetet sociale.

Pjesëmarrës në këtë event kanë emrat më të njohur të muzikës rrok si The Rolling Stones,Paul Mc Cartney, Bon Jovi, Alicia Keys, Chris Martin, The Who, Roger Waters, Billy Joel, Eric Clapton, Kanye West, aktorja Kristen Stewart etj.

(xh.k/shqiptarja.com)