'Koncert në kohën e COVID-19', spektatorët e shijuan brenda flluskave plastike individuale (VIDEO)

SHBA- Në një kohë kur është thuajse e pamundur të ketë grumbullime njerëzish për shkak të situatës së COVID-19, një grup roku “The Flaming Lips”, në Oklahoma në SHBA ka mbajtur një koncert unik ku të ftuarit e kanë ndjekur atë brenda flluskave plastike individuale.

Një ndër pjesëtarët e grupit tha “Është absurde, por jemi i vetmi grup muzikor që e praktikojmë këtë mënyrë për të zhvilluar një koncert". 

Çdo flluskë mban oksigjen të mjaftueshëm për 3 persona për rreth 1 ore e 10 minutave.

Nëse secili prej personave të ndodhur brenda në flluskë dëshiron të largohet ka të drejtën të përdori shenjat identifikuese përmes së cilave bëhet e mundur një gjë e tillë, me ndihëm e stafit t ndodhur në ambientet e mbajtjes së koncertit.

Oklahoma ka raportuar 374,853 raste infektimesh me COVID-19 dhe 3,293 vdekje. Shteti aktualisht po siguron vaksina për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët mbi 65 vjeç. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta