“Koncerti i balonave” në Amfiteatrin e Liqenit, Katerina Trungu: Talenti i fëmijëve s’njeh kufij

Ndonëse, pandemia Covid 19 ka kyçur në shtëpi artistët profesionistë, fëmijët që çdo ditë thurin ëndrra për t’u bërë këngëtarë, akrobatë, instrumentistë nuk ndalin përballë asnjë pengese.

“Ky është një aktivitet që sjell fëmijë të mrekullueshëm në skenë. Ata ëndërrojnë edhe punojnë fort, investojnë në dëshirat e tyre. Prandaj, besoj se do t’i ngrohin zemrat tuaja, me performancat që do të mbajnë”, shprehet Katerina Trungu, moderatore e “Rreze Dielli”.

Me moderimin të Katerina Trungut, drejtueses së emisionit “Rreze Dielli në “ReportTV”,  e cila njëkohësisht ishte edhe organizatorja e “Koncertit  të Balonave”, që u zhvillua në Amfiteatrin e Liqenit, fëmijët kënduan, recituan, sollën numra shpejtësie edhe luajtën pjesët e tyre të preferua në instrumente. “Talenti nuk njeh kufij” ishte motoja e koncertit, që morën pjesë fëmijë me aftësi ndryshe të shoqëruar nga prindërit e tyre, koncert ky që synon jo vetëm të argëtojë, por t’u hap rrugën të tjerave aktiviteteve të tilla kulturore në të ardhmen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë