Koncerti i Vjenës 2012, përshëndetje për
Danimarkën dhe Lojërat Olimpike

Koncerti i Vjenës 2012, përshëndetje për <br />Danimarkën dhe Lojërat Olimpike
 Për të dytën herë dirigjenti i koncertit të Vitit të Ri të Orkestrës Filarmonike të Vjenës, ishte shefi i orkestrës letoneze Mariss Jansos. Pjesëmarrja e tij ka qenë edhe në vitin 2006 në një nga koncertet më të mediatizuar siç është koncerti i muzikës klasike në Vjenë. Ky koncert këtë vit përshëndeti BE-në, Danimarkën dhe Lojërat Olimpike të Londrës me anë të valseve, polkave dhe pjesë galop të shkruara nga familja Strauss. Mariss Jansons arrin të bëjë pjesë në klubin e mbyllur të 15 shefave të famshëm të orkestrave, të zgjedhur nga muzikantët, të cilët, që prej krijimit në 1842, e administrojnë vetë Orkestrën Filarmonike.Së bashku me të figurojnë emra mjaft të njohur si austriakët Josef Krips, Willy Boskovsky, Herbert von Karajan, Carlos Kleiber, Nikolaus Harnoncourt dhe Franz Welser-Möst, gjermani Clemens Krauss, italianët Claudio Abbaddo dhe Riccardo Muti, indiani Zubin Mehta, japonezi Seiji Ozawa, francezi Georges Prêtre, izraelito-argjentinasi Daniel Barenboïm dhe amerikani Lorin Maazel. Koncerti, i cili do të performohet në sallën Musikverein, u transmetua drejtpërsëdrejti në 74 vende të botës duke përfshirë edhe Shqipërinë, Australinë, Kinën, Indinë, Japoninë, Shtetet e Bashkuara apo Rusinë etj. Koncerti i vitit 2012 solli disa risi, si dy pjesë nga "La Belle au bois dormant", ndër të cilat valsin, e kompozitorit rus Piotr Iliç Çajkovski (1840-1893), admirues i madh i Shtrausit.Gjithashtu pa munguar dhe aktualiteti për 2012 dhe në përshëndetje për presidencën gjashtëmujore daneze të Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 janari dhe Lojërat Olimpike të verës në Londër, programi përfshiu "Galopi i lokomotivës me avull të Kopenhagës" të kompozitorit danez Hans Christian Lumbye , i njohur si "Shtrausi i Veriut", dhe "l'Albion Polka", e Johann Strauss i biri , e krijuar në 1851 në Vjenë për nder të bashkëshortit të Mbretëreshës Viktoria, princi Albert i Saksoni-Coburg-Gotha.Në përfundim ishte e pashmangshme të mungonte valsi "Danubi i bukur Blu", të Johann Strauss fils, përpara ritmit të hekurt "Marshi Radecki" të Johann Strauss i ati. Dekorimit me lule, u sigurua për të 31-tën herë nga kopshtarët e qytetit italian San Remo.


  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë

Miqësoret me Turqinë/ Trajneri Ahmataj publikon listën e Shqipërisë U-19, grumbullon 20 lojtarë