Këngëtarja Elina Duni, ka mbajtur nën emocion për më shumë se dy orë publikun prishtinali në Amfiteatrin e Gërmisë. Këngëtarja e muzikës jazz e cila jeton në Zvicër, këndoi mbrëmë në Prishtinë në kuadër të turneut Ballkanik në të cilin përuroi albumin më të ri të saj më titull “Dallëndyshe”.
“Faleminderit Prishtina e mirë! Ka qenë një mrekulli. Dashni për të gjithë!”, ka thënë Elina pas koncertit. Këngët e albumit janë kryesisht këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkëkohorë xhaz të kuartetit, e cila tashmë ka dhjetë vjet që këndon nëpër Evropë.
Në album përfshihen këngë të Shqipërisë veriore, të mesme të jugut, arbëreshe e arvanitase të ndërthurura me xhazin. Para performancës në Kosovës, Duni ka performuar dy netë në Tiranë kurse koncerti i fundit në kuadër të këtij turneu do të jetë në Beograd ku ajo do të këndojë këngë shqipe.
Albumi “Dallëndyshe” është i nënti në karrierën e këngëtares Duni dhe i katërti me kuartetin.

/Shqiptarja.com