Koncerti unik në SHBA, të pavaksinuarit paguajnë 55 herë më shumë biletën se të vaksinuarit, thirrje që qytetarët t’i bashkohen ‘luftës’ kundër pandemisë

 Koncerti unik në SHBA, të pavaksinuarit paguajnë 55 herë më shumë biletën se të vaksinuarit, thirrje që qytetarët t’i bashkohen ‘luftës’ kundër pandemisë

Foto ilustruese

SHBA- Në kohët covidiane që po jetojmë, një koncert me njerëz, muzikë dhe pa maska duket si një “ëndërr” e largët, por në Florida të SHBA kjo u realizua në një mënyrë tepër kreative.

Qëllimi i këtij koncerti unik, është inkurajimi i qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID.

SI? Bileta për qytetarët të cilët duan të shijojnë konceritn dhe kanë marrë dozat e vaksinës anti-COVID kushton 18 dollarë, ndërkohë për personat që ende refuzojnë të vaksinohen bileta është 999.99 dollarë.

Ideja ishte e Paul Williams, si një përpjekje për të planifikuar një koncert që njerëzit mund të shijojnë të sigurtë, pas një viti izolimi dhe frike për të bërë gjërat që më përpara ishin pjesë e rutinës.

Koncerti ka ardhur edhe pas fushatave të vazhdueshme për inkurajimin e qytetarëve për t’u vaksinuar për t’i dhënë fund pandemisë.

Koncerti do të mbahet më 26 qershor, të rinjtë e Floridas kanë edhe ca ditë kohë për t’i “shpëtuar” biletës prej 999.99 dollarë.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi