Deklarata e Belind Këlliçit për Inceneratorin e Tiranës, reagon kompania IEBV: E turpshme sesi mund të mashtrojë një politikan në këtë mënyrë

Deklarata e Belind Këlliçit për Inceneratorin e Tiranës, reagon kompania IEBV: E turpshme sesi mund të mashtrojë një politikan në këtë mënyrë

Belind Këlliçi

Koncesionari i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve në landfillin e Tiranës, e cilëson të turpshme dhe shpifje totale deklaratën publike të politikanit Belind Këlliçi.

Në mënyrë të fshehtë, duke shfrytëzuar ditën e dielë, Këlliçi u shfaq me një poltron jo në hyrje të landfillit, por në një cep të saj. Koncesionari i bën thirrje Këlliçit që të mos fshihet për të dhënë deklarata, por të paraqitet në ambientet e landfillit dhe do të marrë përgjigje për çdo akuzë që ai ngre.

Punonjës të specializuar në çdo sektor, do të ndihmojnë Këlliçin që të kuptojë proceset dhe se çfarë realisht po ndodh në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë.

Belind Këlliçi doli sot për të ripërsëritur një shpifje të një shtetasi italian, i akuzuar për mashtrim dhe në kërkim nga drejtësia italiane.

Në mënyrë tepër të ulët, pa asnjë bazë, pa asnjë provë, pa asnjë dokument apo material, pa asnjë foto apo video, Këlliçi deklaroi se koncesionari i Tiranës do të blejë incenetator të përdorur nga Rumania.

Kjo jo vetëm që është një shpifje e madhe, por koncesionari IEBV, i sqaron publikut se asnjë nga përfaqësuesit e saj apo dhe bashkëpuntorët, nuk ka diskutuar kurrë për trajtimin e mbetjeve me dëshmitarin tek emisionin “investigativ” Piranja.

As ky emision por edhe kandidati për Bashkinë e Tiranës, nuk kanë kërkuar një reagim apo sqarim nga shoqëria koncesionare, për të thënë të vërtetën përpara publikut shqiptar.

Koncesionari sqaron së kurrë nuk ka negociuar në Rumani për blerje inceneratori dhe për këtë mban përgjegjësi para publikut, në qoftë se del një fakt i kundërt me deklaratën e sotme.

Kjo formë e baltosjes pa prova, e sajesave me dëshmitar fiktiv e mashtrues italian, vijon prej muajsh nga Partia e Lirisë dhe po trashëgohet nga pinjolli i ri i kësaj force politike, Belind Këlliçi.

I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese dhe veçanërisht SPAK që të hetojë deklaratën e mashtruesit italian, por gjithashtu të hetojë shantazhin e politikanëve si Këlliçi, Kryemadhi dhe mediave që financojnë për shpifje të llojeve të ndryshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ame rika: 05/04/2023 05:05

    Kam menduar se politikaanet e "rinje,, dote distancohen nga POLITIKA e VJETER nga ZHARGONI i FJALORIT BANAL DUKE MOHUAR te VERTETEN e Duke PREMTUAR "PARAJSEN e HUMBUR,,etj.etj. Nga POLITIKANET e Rinje duam te shohim nje REALITET pa NGJYRA POLITIKE ,MISIONAR te VERTET me VIZIONE te REJA ne POLITIK ,ne QEVERRISJE ku te SPIKAT NDJENJA KOMBETARE dhe INTERESAT MBARE POPULLORE per te MIREN e KOMBIT!

    Përgjigju
  • Cubel breca: 04/04/2023 16:59

    Kete pun kan bere nga 30 vjet qent e shqupit bashk me sigurimsat. Vetem kan nxir,se domosdo po nuk e ben keta nuk eshte gje e mir. Shkurt sju pelqen puna e mir. Keta e donin Tiranen jo te paster por te PSH.... sic e paten ber tek parku rinia dhe lana e tera hale. Sdin cesht pastertia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës