Koncesionet, Ahmetaj: PPP
ofron shërbime më cilësorë

Koncesionet, Ahmetaj: PPP<br />ofron shërbime më cilësorë
Partneriteti publik-privat është gjenerator i zhvillimit ekonomik, i rritjesë së cilësisë dhe uljes së kostove të shërbimeve për qytetarët.

Është ky qëndrimi i dy ministrave Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi ndaj koncesioneve i shprehur në konferencën “Partneriteti Publik-Privat” me nismë nga USAID dhe Assist Impact.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi shpjegoi një seri ndryshimesh në ligjin për partneritetin publik privat, të cilat synojnë rritjen e transparencës, mes të cilëve edhe krijimi i regjistrit të koncesioneve. 

Ndërsa, ministri i Finacave, Arben Ahmetaj solli në konferencë shembujt e disa koncesioneve të sukssesshme si dhe ndryshimet në ligjin për koncesionet, një prej të cilave detyron kompanitë që të paraqesin studim fizibiliteti për ofertat e pakërkuara, në një çast kur shteti ende nuk ka kapacitetet e duhura për të propozuar oferta të kërkuara në nivele cilësore. 

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza