Koncesioni i hemodializës, qeveria
Ja kush është fituesi i tenderit
Pas akuzave të Partisë Demokratike mbi dhënien e koncesionit të shërbimit të hemodializës një kompanie fantazmë e pa përvojë, ka reaguar qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al duke sqaruar se fitues i tenderit është shpallur bashkimi i dy operatorëve ekonomikë, “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a., pasi ky subjekt ka plotësuar kriteret e vlerësimit nga Autoriteti Kontraktor në DST.
Pas akuzave të Partisë Demokratike mbi dhënien e koncesionit të shërbimit të hemodializës një kompanie fantazmë e pa përvojë, ka reaguar qeveria nëpërmjet portalit Transparenca.al duke sqaruar se fitues i tenderit është shpallur bashkimi i dy operatorëve ekonomikë, “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a., pasi ky subjekt ka plotësuar kriteret e vlerësimit nga Autoriteti Kontraktor në DST.
Më tej në reagimin e qeverisë sqarohet statusi dhe shërbimet e ofruara nga dy kompanitë fituese të tenderit të hemodializës.
Ja reagimi i plotë i qeverisë:Lidhur me akuzën se koncesioni i shërbimit të hemodializës i është dhënë një kompanie fantazmë, pa zyrë dhe pa përvojë, sqarojmë se fitues i garës është shpallur bashkimi i dy operatorëve ekonomikë, “Evita” Sh.p.k. dhe “American Hospital” Sh.a., pasi ky subjekt ka plotësuar kriteret e vlerësimit nga Autoriteti Kontraktor në DST.
Ndërkohë për sa i përket pretendimit të opozitës se kompania fituese nuk ka përvojë, sqarojmë se “Evita” Sh.p.k. është një kompani që zotëron një licencë për tregtimin e barnave që nga muaji qershor i vitit 2013, një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Lezhë që nga muaji dhjetor i vitit 2014, dhe një licencë për shërbim mjekësor nefrologjie në Korçë që prej muajit shkurt të vitit 2014.
Gjithashtu, “Evita” Sh.p.k. është përfaqësuese zyrtare e prodhuesit japonez “NIPRO”, një kompani prestigjioze ndërkombëtare e prodhimit të makinave të hemodializës, i sistemeve të trajtimit të ujit për hemodializë, si dhe materialeve mjekësore të përdorshme në shërbimin e hemodializës.
“Evita” Sh.p.k., është ndërkohë edhe përfaqësuese zyrtare e kompanive të tjera të njohura ndërkombëtare, si Johnson & Johnson, Ethicion, Cordis, Nobel, etj., dhe xhiroja vjetore e saj për vitin 2014 ishte rreth 225 milionë lekë.
Ndërkohë, “American Hospital” Sh.a. është një subjekt i mirënjohur jopublik i ofrimit të shërbimeve shëndetësore, dhe prej disa vitesh, shërbime të kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe shërbimin e hemodializës, të financuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Tabela në vijim ofron një pasqyrë të numrit të përgjithshëm të pacientëve që janë trajtuar përgjatë 10 viteve të fundit, shifra të cilat dëshmojnë se vit pas viti akoma më shumë pacientë kanë akses në këtë shërbim:
Ky koncesion do ta shtrijë këtë shërbim edhe në Lezhë, Korçë dhe Vlorë, ku do t’u shërbejë fillimisht rreth 300 personave dhe deri në vitin e 10-të vlerësohet se do të arrijnë 560 persona.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22