VLORE - Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë Moisi Meminaj kërkoi sot dorëheqjen e prefektes Etjona Hoxha pas firmosjes së vendimit për parkimet me pagesë nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës. Meminaj tha se Etiona Hoxha duhet të marrë vetë përgjegjësitë për këtë zhvillim dhe jo të shkarkojë sekretarin si autor të kësaj shkelje të rëndë ligjore.
Kreu i demokratëve të Vlorës reagon një ditë pasi prefektja e Vlorës shkarkoi sekretarin e saj që sipas Prefektes pati firmosur pa dijeninë e saj vendimin e Këshillit Bashkiak që parkimet me pagesë ti menaxhonte një kompani amerikane.
Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë Moisi Meminaj u ndal sot edhe tek protesta popullore e ditës së shtunë në qytetin tonë. Sipas tij vlonjatët do të bashkohen me zërin e qindra mijëra shqiptarëve kundër varfërisë, mungesës së sigurisë dhe papunësisë.
Në protestën e ditës së shtunë në Vlorë do të jetë i pranishëm dhe kryetari i PDSH Lulzim Basha pas Kukësit, Vlora është stacioni i radhës së protestave të opozitës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com