VLORE - Ambientalistët kanë protestuar për dhënien me koncesion të parkimeve në qytetin e Vlorës. Sazan Guri së bashku me ambientalistë të tjerë i kërkojnë qytetarëve të Vlorës të tregohen më vigjilentë dhe reagojnë për vendimet që merren në emër të tyre.
Sazan Guri në këtë protestë u shpreh se dhënia me koncesion të përkimeve është një vendim i padrejtë, në një kohë kur ky proces mund të kryhej nga vetë bashkia e qytetit pa përfshirë kompani të huaja.
”Si ka mundësi që bashkia apo këshilli bashkiak më saktë të vendosi për një lloj marrëdhëniesh midis qytetarëve dhe asaj që pëson qytetari ku qytetarët janë njerëzit më të prekur dhe njerëzit që jo se nuk përfitojnë nga ky projekt po ama kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar të informimit publik. Qytetaret duhet të jene më të vëmendshëm, më të ndjeshëm dhe mos ta lënë Vlorën sikur jemi në 91, në 91 , 92 mbaj mend që vinim në Vlorë, kshu është edhe sot me përjashtim të disa betoneve të larta, kaq ka Vlora më tepër.” tha ambientalisti Guri
Ambientalistët kërkojnë që të ndërmerren më shumë masa në drejtim të infrastrukturës rrugore në këtë qytet, një problem i madh për të gjithë qytetarët e këtij qyteti bregdetar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO