Procesi i dhënies së koncesionit për Pocemin ka ngjallur reagimin e shoqatave që janë në mbrojtje të Lumit Vjosë.
 
Për të treguar zërin kundër këtij vendimi ditën e nesërme do të mbahet pranë Piramidës në kryeqytet një protestë për të kundërshtuar vendimin.
 
Sipas aktivistëve në mbrojtje të Vjosës, ky është një vendim i marrë në arbitraritet të plotë duke shpërfillur mesazhet e qarta nga BE por edhe nga ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri dhe Evrope.
 
Vetë banorët e luginës janë kundër HEC-eve dhe në vend të tyre e duan Vjosën Park Kombëtar.
 
Lidhur me ndërhyrjet që po bëhen për devijimin e Vjosës ka pasur edhe më herët reagime e protesta.

koncesioni vjoses

koncesioni vjoses


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )