Vjelja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, taksa kryesore e shtetit, mund t’i jepet me koncesion një kompanie private. Ministria e Financave ka shqyrtuar propozimin e një kompanie private për të marrë me koncesion këtë shërbim.
Sipas disa burimeve, propozimi i kompanisë i përket vitit 2014, por është rrëzuar nga Ministria.
Një grup pune i ngritur për këtë qëllim, i ka dërguar një relacion ministrit Shkëlqim Cani, ku konkludoi fillimisht se propozimi binte ndesh me sistemin aktual të taksave në Shqipëri ku ligji ngarkon administratën tatimore e doganore për vjeljen e taksave.
E pyetur nga “Shqiptarja.com”, zyra e shtypit të Ministrisë së Financave është shprehur se nuk ka asnjë informacion mbi një propozim të tillë. “Nuk kemi asnjë informacion për ekzisutencën e një propozimi të tillë, as për hapa të hedhura nga Ministria në këtë drejtim”, tha zyra e shtypi të Financave.
Sipas burimeve, kompania private në fjalë ka hyrë në tratativa me shtetin për këtë shërbim përmes një “propozimi të pa kërkuar” për marrëveshje koncesionare. Propozimi parashikon ndryshim të sistemit aktual të vjeljes së taksave duke i dhënë të drejtën subjekteve privatë të kryejnë këtë funksion.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com