Koncesioni i Rrugës së Arbrit dhe
Rruga e Kombit,debate në Kuvend

Koncesioni i Rrugës së Arbrit dhe<br />Rruga e Kombit,debate në Kuvend
Rruga e Arbrit dhe Koncesioni i Rrugës së Kombit janë bërë shkak për debate në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Kanë qenë deputetet e majtë ata që kanë kërkuar të dinë nga Ministria e Financave përse këto rrugë nuk janë përfunduar.
 
Kreu i Komisionit Erjon Braçe kërkoi informacion mbi koncesionin e Rrugës së Kombit, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu solli në vëmendje se disa segmente kyç saj tashmë janë në gjendje të degraduar. Deputeti i LSI Përparim Spahiu solli në vëmendje dështimin spektakolar të marrëveshjes me kompaninë kineze për ndërtimin e pjesës së mbetur të Rrugës së Arbrit.

“Nga e gjithë procedura e ndjekur nga ministria respektive deri tani e të tjera me radhë ka edhe një komponent të mbështetjes buxhetore apo jo? Që ka qenë pjesë e garës, pjesë e konkurrimit e të tjera me radhë. Pikërisht për këtë arsye po ju pyes kur mbaron kjo histori me qëllim që të bëhet ai parashikim në buxhetin shtetit me qëllim që ai koncesion të mos dështojë, kaq po ju pyes”, tha Braçe.
  
“Rast të ngjashëm në Shqipëri nuk ka . Desha të di nëse qeveria e ka në plan”, është shprehur Ndreu.
 
“Ne e patëm dështim spektakolar me kinezët. Të gjithë e thamë e kaluam në parlament me votë unanime. Këtë herë besojmë kaq fort që PP-ja do funksionojë”, tha Spahiu.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se marrëveshja me kinezët u prish pasi ishte në dëm të interesave të shtetit, ndërkohë Koncesioni i Rrugës së Kombit është në negocim për kushtet e kontratës me kompaninë që fitoi tenderin.

"Nuk pa patur një dështim spektakolar siç i referoheni ju, por ka pasur një përgjegjshmëri maksimale nga ana e qeverisë për ta rrëzuar ofertën e kompanisë kineze si në kundërshtim me interesin publik. Problemi është që të vazhdojë procedura e vlerësimit të ofertës që kanë dhënë ata, detajet e kontratës që nuk janë tagër i institucionit që unë përfaqësoj”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Debatet për rrugët u bënë gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2017, i cili do të diskutohet për rreth një muaj në komisionet parlamentare përpara votimit në seancë plenare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS