Kjo e fundit ka përmbushur kushtet e pjesëmarrjes në tender si dhe ka paraqitur vlerë financiare të projektit prej 33 miliardë lekë. Në përputhje me përcaktimet ligjore, Ministria e Transporteve sqaron se brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.
Njoftimi i Ministrisë së Transporteve:
1) Operatori Ekonomik Adem Pojani
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për t'u konsideruar ofertë zyrtare;
2) Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k.
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.
3) Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a;
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar. Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.
Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











