
Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se pritet që të ketë edhe persona të tjerë në lidhje me hetimet për tenderin e sterilizimit.
Ndërkohë bëhet me dije se hetimi për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn vijon por çështja për të është ndarë dhe po hetohet më vete. Po ashtu vijon hetimi ndaj ish-ministrit edhe për tenderin e Check-Up me vlerë 130 mln euro e sipas gazetares Keti Banushi hetimet pritet të mbyllen brenda muajit gusht.
Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.
Çështja u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i sterilizimit, gjykata firmos 8 masa sigurie! SPAK arreston ish-zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi tenderin 100 mln euro
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 803
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spartak Ngjela: Shqipëria dhe shqiptarët, apo Sali Berisha ?
31 Mars, 11:41
-
Pjesë e bandës së Tor Xheçukës, GJKKO lë në burg Edison Muçekun! U ekstradua nga Britania, i akuzuar për vrasjen e Hamza Terziut
31 Mars, 10:56
-
Mero Baze: Drejtësia mund t’i ketë “vjedhur” shtetit, më shumë lekë se të "korruptuarit" dënuar me paraburgim
31 Mars, 07:01
-
'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313
30 Mars, 18:25
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner!
29 Mars, 12:27
-
SHBA u rikthye/ Berisha 'shpall zyrtarisht' se do shpërbëjë SPAK nëse vjen në pushtet: Armë në dorën e Ramës! Në krah të tij Gjin Gjoni
28 Mars, 21:02
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20