Kondrabandë mallrash në Muriqan 
kapet 1 person,procedohet doganieri

Një person ka rënë në prangat e policisë pasi kondrabandonte mallra në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Ndërkohë, një doganier i kësaj dogane, i cili akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Leonard Vukcaj, 45 vjeç, ndërkohë që proçedohet penalisht në gjëndje të lirë R. F. 61 vjeç me detyrë kontrollor fizik në doganën Hani i Hotit.

Policia, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit shërbimet e policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar Leonard Vukcaj ku në mjetin tip "Volksvagen” me targë AA 175 LH i'u gjetën dhe i'u sekuestruan mallra pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohen për kondrabandë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut