Kryetari i Partisë Republikane kërkon krijimin e Konfederatës së djathtë në vend. Situata politike për Fatmir Mediun imponon krijimin e një strukture të tillë për të ndalur keqqeverisjen. Po ashtu kreu i PR kërkon nga PD që të zbatojë marrëveshjen paraelektorale
E djathtë gjithëpërfshirëse përmes një konferederate të përbashkët, kjo është iniciativa që promovon kryetari i PR Fatmir Mediu duke iu rerefruar situatës aktuale politike në vend.
Sipas Mediut kjo është e vetmja mënyrë për të ndalur revanshin antiligjor të kësaj qeverie.
Duke u ndalur të ligj i ri për pronat, Mediu tha se Partia Republikane do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese si dhe në Komitetin e Ministrave të Bashkimit Europian.
Këto deklarata kreu republikan Fatmir Mediu i bëri gjatë punimeve të Asamblesë Kombetare të PR,e cila nisi me fjalën e mbjatur nga kryetari i kësaj Asambleje, Agron Duka.
Gjatë kësaj mbledhje nga anëtarët u ngrit shqetësimi i zbatimit të marrëveshjes me Partinë Demokratike para zgjedhjeve lokale.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO