Ka përfunduar sot punimet Konferenca e 43-të Rajonale e Interpolit që u zhvillua në Bukuresht që prej datës 19 të këtij muaji.
Gjatë ditëve të zhvillimit të kësaj konference u diskutuan, ritheksuan dhe miratuan pritoritet kyçe të veprimtarisë së Interpolit.
Në të u prezantua projekti INTERPOL 2020, ku Lufta Kundër Terrorizmit, Lufta Kundër Krimit Kibernetik dhe Lufta Kundër Krimit të Organizuar janë pjesët thelbesore të këtij projekti. Gjithashtu, u diskutua dhe miratua aktiviteti i Interpolit gjatë viteve 2013-2014. Në tre ditët e zhvillimit të saj, u prezantuan praktikat më të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe llojet më të sofistikuara të krimeve financiare e kibernetike në vechanti dhe të krimeve të tjera në përgjithësi.
Në përfundim të konfrencës u miratuan të gjitha pikat e përcaktuara në axhendën e konferencës si dhe prioritetet e Interpolit për periudhën 2014- 2016, si:
Miratimi i planit te biznesit të Sekretariatit të Interpolit 2014-2016, në kuadër të prioriteve të Interpolit; U miratua projekti INTERPOL 2020; U zgjodh Komiteti Europian i Interpol mbi bazën e votës ku vendet e zgjedhura do të jenë: Gjermania ,Hollanda, Finlanda, dhe Bosnjë –Herzegovina; U përcaktuan vendet që do të presin dhe zhvillojnë konferencat e ardhshme rajonale Europiane të Interpol, si Republika Çeke në vitin 2016 dhe Austria në vitin 2017.
Në këtë Konferencë, mori pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Haki ÇAKO, i ftuar në cilësinë e dyfishtë të Presidentit të Shoqatës së Shefave të Policive të Evropës Juglindore (SEPCES) dhe të Drejtorit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë.
Çako para fillimit të punimeve të konferencës, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Rumune Petre Toba, me Sekretarin e Pergjithshëm të Interpolit, Jurgen STOCK, me Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) në Bukuresht, Rumani, Gurbuz BAHADIR, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë ÇEKE, Tomas TUHY.
Në të gjithë këto takime theksi u vu tek bashkëpunimi policor në të gjitha fushat për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur fenomeneve kriminale.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako konfirmoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim dhe se organizatat ndërkombëtare si SEPCA, Interpoli, Europoli, SELEC, PÇ SEE janë pjesë e projektit të Policisë së Shtetit për të arritur objektivin madhor të sigurisë së qytetarëve në të gjithë rajonin dhe më tej.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com