Konferenca Ballkanike e Lidershipit, Veliaj: Presidenti i ri? Do ta doja një njeri në shërbim të njerëzve, si Moisiu

Konferenca Ballkanike e Lidershipit, Veliaj: Presidenti i ri? Do ta doja një njeri në shërbim të njerëzve, si Moisiu

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i ftuar dje në Konferencën Ballkanike për Lidership - “Rinia dhe e ardhmja e Ballkanit”, e organizuar nga Federata e Paqes, e drejtuar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu.
Pasi e vlerësoi një organizim të tillë, si një mundësi për të folur edhe për të rinjtë, Veliaj bëri edhe një koment lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë.
Ai tha se Shqipëria ka hyrë në fazën kur duhet të zgjedhë një President të ri, i cili sipas tij duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe që i do të mirën vendit.


“Shumë shpejt do të na duhet të mendojmë për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. Kam dëgjuar debatet që bëhen sot nëpër studiot televizive, apo qoftë edhe brenda partive tona, për të gjetur identikitin e Presidentit të ardhshëm. Njëri thotë duhet të jetë kështu, tjetri thotë duhet të jetë ashtu, të ketë këtë moshë apo atë moshë, por në fund të gjithë kanë një të përbashkët: kush i do të mirën këtij vendi dhe do të sugjerojë identikitin e Presidentit të ardhshëm të Shqipërisë, thotë: ai duhet të jetë si Presidenti Moisiu sepse besoj se ka një konsensus të jashtëzakonshëm, përtej bindjeve politike, përtej të majtës dhe së djathtës, përtej myslimanëve dhe të krishterëve, përtej veriut dhe jugut, se ai është identikiti i Presidentit që na duhet. Një njeri me rrënjë, një njeri me bosht, që është në shërbim të publikut", tha Veliaj.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • era: 04/04/2022 14:26

    po Bamirin ku e le more lali plehu qe edhe me ate ke bere pazare te medhe

    Përgjigju
  • redi: 03/04/2022 12:54

    Eshte e vertete qe presidenti Moisiu eshte figure emblematike te 31 vjet demokraci.Shembelltyre e unitetit te kombit ,patriot dhe sherbetor i popullit te gjitha virtytet qe oarashikon dhe kushtetuta e vendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja