TIRANË, 5 Korrik /ATSH/ -Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade duke folur gjatë punimeve të panelit ë parë të Konferencëssë Ambasadorëve që po zhvillohet në Tiranë, ka theksuar se marrja e statusit të vendit kandidat në BE, rrit përgjegjësinë e Shqipërisë në rajon.
Sipas Dades kjo mund të realizhet nëpërmjet angazhimit të Shqipërisë në organizatat ku ajo aderon.
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade deklaroi se Shqipëria duhet të punojë në organizatat ndërkombëtare ku ka aderuar, për të ndryshuar çështjet që vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.
Në të gjitha organizmat ku bëjmë pjesë duhet të dekurajojmë përpjekjet e elementëve pengues në rajon për procesin tonë integrues, tha Dade.
Dade deklaroi se rasti i Ukrainës tregoi se siguria në Evropë, është kërcënuar, dhe vetë Bashkimi Evropian po rishikon politikat në lidhje me çështjet e sigurisë. Sipas saj, politika e jashtme e Shqipërisë duhet që të jetë e përgatitur për situatat konfliktuale dhe për ato elementë të caktuar frenues në rajon, të cilat bëhen pengesë e procesit integrues të vendit.
Dade theksoi se statusi i vendit kandidat, e rrit përgjegjësinë e Shqipërisë jo vetëm në politikën e brendshme por edhe më gjerë.
Diplomacia shqiptare duhet të shtojë detyrat që kërkon rendi i ri ndërkombëtar. Emërimi i ambasadorëve me përvojë është një hap i mirë në këtë drejtim tha Dade, por nevojitet një ndryshimin e stereotipave dhe imazhit të diplomatëve, i cili është shpesh herë i keqinterpretuar. /gj.m/f.n/
/Shqiptarja.com