Konferenca e BB-FMN, Ahmetaj:
Ekonomia jonë me reforma të thella

VJENE - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë me temë ‘Ballkani Perëndimor, 15 vite tranzicioni ekonomik’  që u mbajt në Vjenë dhe  e organizuar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në fjalën e tij në këtë konferencë, Ministri Ahmetaj theksoi se ekonomia shqiptare po përjeton reforma të thella strukturore, ku vëmendja kryesore është e përqendruar në sektorët si energjia, pensionet apo edhe reforma territoriale.

Ahmetaj nënvizoi se qeveria shqiptare ka një program të qartë së bashku me FMN për konsolidimin makroekonomik të vendit, reduktimin e borxhit dhe garantimin e stabilitetit financiar.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik është ndalur edhe në reformën në klimën e biznesit, tërheqjen e investimeve të huaja direkte dhe kolektivitetin në rajon në kuadër të procesit të Berlinit.
 
Në konferencën e nivelit të lartë ishin pjesëmarrës edhe Ministri i Financave të Serbisë Dusan Vujoviç dhe Drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Financiare në Komisionin Evropian të Ekonomisë dhe Financave Peter Bekx.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave