Konferenca e fundvitit, bilanci
i qeverisë në 2015 dhe sfidat

Konferenca e fundvitit, bilanci<br />i qeverisë në 2015 dhe sfidat
TIRANË - Kryeministri Edi Rama mbajti konferencën e fundvitit, duke sjellë një bilanc të reformave të realizuara përgjatë 2015-ës si dhe të sfidave që mbeten për vitin e ardhshëm.
 
Ne 2016 kapercejme rritjen ekonomike pertej 3 %
Kreu i qeverisë tha se deri më tani ndryshimet janë të dukshme në të gjithë sektorët ku është ndërhyrë duke shprehur njëherësh besimin se në 2016-ën do të kapërcehet përtej 3 % të rritjes ekonomike.
 
 “Kemi hyrë në një fazë të ndërmjetme të projektit tonë të madhe të reformave shtetndërtuese dhe të transformimit të sektorëve të jetës së vendit në sektorë të çliruar nga kanceri që i mishte kapur dhe po i asfiksonte. Në të gjitha organet jetike të organizmit të vendit ka filluar në ndërhyrja. Edhe pse në disa pjesë, në mënyrë jo fort të dukshme, mund të themi se ka nisur një rimëkëmbje e gjithanshme. Kemi realizuar objektivin për të vazhduar rritjen e qëndrueshme dhe jemi besimplotë se viti i ardhshëm do të jetë viti i kapërcimit përtej 3 % të rritjes ekonomike. Ja kemi dalë të zerojmë taksën për bizneset e vogla me xhiro deri në 50 milionë lekë, si dhe të përgjysmojmë taksën për bizneset me xhiro nga 50-­80 milionë lekë. Kemi shlyer 600 milionë dollarë borxhe të prapambetura dhe të fshehura nga qeveria e kaluar në të gjithë sektorët për punë apo shërbime të kontraktuara. Taksimi i ndershëm u ka kursyet të gjithë qytetarëve 230 dollarë në vit. Dhe nga ulja e taksave është rritur edhe paga mesatare”, tha Rama.
 
Kryeministri u shpreh se në 2015-ës u mblodhën 242 milionë më shumë të ardhura edhe se në vitin 2012, i cili konsiderohet viti më i mirë i mbledhjes së të ardhurave në 8 vitet e qeverisë së shkuar. 

Transformuam Policine e Shtetit, pergjysmim te numrit te vrasjeve
Në punën e qeverisë gjatë vitit 2015 Rama nuk la jashtë vemendjes edhe transformimin e Policisë së Shtetit. "Këtë vit e mbyllim me përgjysmim të numrit të vrasjeve", - tha Rama.
 
Sipas shefit të qeverisë, 2015-a është viti më i mirë në arritjet kundër krimit krahasuar me të gjitha vitet e tjera. Rama tha se kamerat e trupit që pritet të kenë së shpejti policët në terren që janë në kontakte të drejtpërdrejt me qytetarët, do të kthehen në një "tru elektronik të policisë së shtetit"
 
"Ka rënie me 50 % të numrit të vrasjeve. Komisariati dixhital është një histori i bukur suksesi dhe bazë solide për të vazhduar intensifikimin e punës së policisë në shërbim të qytetarëve. Këto ditë përfundon kolaudimi i projektit të kamerave në trup të policisë së patrullave në kryeqytet i cili do të garantojë ndjekje në kohë reale të të gjithë aktivitetit të punonjësve të policisë që janë në kontakt me qytetarin. Garanton regjistrimin të të gjithë komunikimeve me qytetarin, garanton koordinim më të shpejtë dhe efikas të strukturave të policisë në çdo rast kur sinjali i parë për nevojën për ndërhyrje të shpejtë vjen në kohë reale përmes kamerave të trupit në sallën operative. Do të vendosen kamera të cilësisë së lartë në hyrje daljet e qytetit dhe në rrugët. Akademia e Sigurisë përbën një bazë të rëndësishme për të shkuar përpara me këtë transformim", tha Rama.
 
Arsimi, pastruam sistemin nga mesuesit pa shkolle
Reforma në arsim është një tjetër ndryshim rrënjësor që Rama e konsideroi sukses gjatë qeverisjes së majtë.
 
"Kemi bërë çka nuk është bërë në 20 e kusur vite të marra së bashku për të kaluar nga një epokë ku vetëm sistem arsimor nuk ka pasur dhe ku strukturat e drejtorive dhe zyrave arsimore ishin pjesë e sistemit të gangenizuar të korrupsionit, në një epokë ku vendosim themelet e arsimit modern, konkurrues dhe cilësor. Arsimi ka qenë një nga reformat shumë të rëndësishme që kanë përfunduar gjatë këtij viti. Akreditimi është një aspekt i munguar për shumë vite që do të jetë një tjetër siguri për përshtatjen me kërkesat e tregut. Pastruam sistemin parauniversitar nga mbi 4 mijë mësues pa arsim përkatës apo që jepnin mësim jashtë profilit dhe vendosëm bazat për një sistem meritokratik. Pastruam 600 tekste shkollore me budallallëqe dhe gabime që i kanë kushtuar shumë nxënësve dhe prindërve", u shpreh kryeministri. 

Rrugët, Rama: Rindërtuam projektet e lëna përgjysmë
Qeveria e majtë është kritikuar shpesh nga opozita se nuk ka ndërtuar asnjë rrugë të re. Kryeministri Edi Rama i dha këtë përgjigje: Kemi rindërtuar rrugë të lëna rrugëve duke ribërë projektet dhe vazhdojmë të kemi domosdoshmëri të financojmë projekte dhe rrugë të lëna rrugëve. kemi investuar 25 % më shumë se vjet. më shumë se 100 % krahasuar me dy vite më parë për të përmirësuar standardet e infrastrukturës rrugore. Dy vite më parë nuk shkohej dot në Berat, ishte rrugë e inauguruar por që nuk shkohej. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!