Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritej ngritja e komisionit ad hoc për Vettingun dhe përbërjen e tij, është shoqëruar me debate mes Shpëtim Idrizit dhe Ilir Metës.
 
Burime pranë mbledhjes bëjnë të ditur se Idrizi ka kërkuar llogari për përjashtimin e PDIU-së nga Vettingu.
 
Përgjigja e kryetarit të Kuvendit, Meta, ka qenë se PDIU nuk mund të barazohet me PS-në.
 
Debati
 

Shpëtim Idrizi: Kërkoj shpjegime pse u përjashtua PDIU nga komisionet e Vettingut?
 
Ilir Meta: Z.Idrizi, nuk mund të barazohesh me Partinë Socialiste. Janë tre emra për komisionin dhe i katërti del i tepërt.
 
Shpëtim Idrizi: Unë s'tërhiqem nga gara. Dua të votohem në Kuvend.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com