TIRANË – Shqetësimin për vonesat në reformën zgjedhore, socialistët e kanë ngritur edhe në mbledhjen e kryetarëve të grupeve kuvendore. Kreu i grupit të deputetëve socialistë ka kërkuar që puna të përshpejtohet për përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. Ndërkohë, palët kanë miratuar me konsensus kalendarin tre javor të punimeve. Në të, mes të tjerash përfshihet edhe votimi në fund të muajit Mars i ligjit “Për gjykatën administrative”.
Po sot, konferenca e kryetarëve ka kërkuar mbledhjen e komisionit të mandateve për të përcaktuar procedurat pas lënies së mandatit nga ish deputetja socialiste, Rudina Seseri.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Po sot, konferenca e kryetarëve ka kërkuar mbledhjen e komisionit të mandateve për të përcaktuar procedurat pas lënies së mandatit nga ish deputetja socialiste, Rudina Seseri.
(aq/shqiptarja.com)











