TIRANE - Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka bërë me dije se ka dorëzuar kërkesën për krijimin e dy Komisioneve Parlamentare, njëri për dekriminalizimin dhe tjetri për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se beson se do në kenë edhe bashkëpunim nga ana e mazhorancës.
“Kërkuam ngritjen e dy komisioneve për marrëveshjen e arritur. Një komision për dekriminalizimin që e kemi përparësi dhe çështja tjetër për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nuk pati reagim nga PS, por nuk besoj se do të ketë reagime të tilla. Shpresojmë se do të fillojnë sa më shpejt.Në Partinë Demokratike janë ngritur tashmë grupet që po shohin dhe shqyrtojnë legjislacionin lidhur me keto dy ceshtje. Besoj se do të kemi bashkëpunimin e mazhorancës dhe komisionet të ecin shpejt. ”- tha Paloka.
Më tej, Paloka bëri me dije se gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është diskutuar për ndryshimet mbi rregulloren për numrin e deputetëve në Komisionet Parlamentare, ndërsa shtoi se nuk është prekur Kodi Zgjedhor.
“Nuk është prekur Kodi Zgjedhor, u ngrit diskutimi për ndryshimin e numrit të deputetëve në Komision. do ta shikojmë këtë vendim.”- tha Paloka duke shtuar se ka kanë kërkuar edhe shtyrjen e afateve për 2 komisione që ishin miratuar në kohën që ata nuk kanë qenë të pranishëm në Parlament.
Një tjetër pikë që mbetet për t’u diskutuar është edhe Komisioni për Reformën në Drejtësi.
Sakaq, burime nga Partia Demokratike për televizionin A1 Report thane se Genc Pollo është propozuar si kryetar i Komisionit Hetimor për emërimet në administrate dhe Arben Ristani, në krye të Komisionit për Serverin e Tatimeve, komisione këto të kërkuar nga kjo forcë politike.
Redaksia Online
(A.H/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.7%
-
Jo
72.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene
9 Tetor, 16:01
-
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë
9 Tetor, 16:00
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Dramë për Dani Carvajal, mund të mos luajë më futboll! Mjeku: Shanset janë 50 përqind
9 Tetor, 15:55
-
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën
9 Tetor, 15:47
-
Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru
9 Tetor, 15:34
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Dështoi te Milani, Lucas Paqueta rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli! Tërbohen te West Ham
9 Tetor, 15:23
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 15:17
-
Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë
9 Tetor, 15:16