TIRANË –  Konferenca e PS-së “Shqipëria e gjeneratës tjetër” është zhvilluar përgjatë një dite edhe me “dyer të mbyllura”, përveç atyre dy ditëve të transmetuara direkt nga mediat.
 
Dita e tretë e konferencës është përshkruar nga vetë kryesocialisti me foto të publikuara në profilin e tij në Fb me përshkrimin përkatës.
 
“Në tre ditë tejet intensive,”- shkruan Rama, - “u zhvilluan, përveç sesioneve publike, edhe debate e biseda të detajuara, për çdo sektor të ekonomisë dhe për strategjinë e betejës shumëplanëshe që do rikthejë kontrollin e territorit, duke hapur një kapitull të ri zhvillimi.”
 
Në fotot e publikuara shfaqet kreu i PS-së Rama dhe anëtarë të ekipit të tij qeverisës duke biseduar kokë më kokë me ekspertët e ardhur nga e gjithë bota.

rama gjenerata
 rama gjenerata
rama gjenerata
(Fotot e publikuara sot nga kreu i PS-së, takimet para e pas konferencës)

Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)