Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi dhe një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA për Misionet Speciale, Richard Grenell.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se me Grenell diskutoi mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. 

Balla vlerësoi ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për kryeministrin Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. 

Sipas Ballës, Shqipëria shihet sot si një aktor që kontribuon në zgjidhje globale dhe jo thjesht si pjesë periferike e tyre.

Ndër të tjera, Balla shprehu mirënjohje ndaj Grenell për mbështetjen e tij mbi pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për  mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.”, shkruan Balla.