TIRANE- Ka nisur dje në Muzeun Historik Kombëtar Simpoziumi i VI-të i Arkeologjisë me temë: “Iliria e Jugut dhe Epiri në Antikitet”. Ky simpozium ka mbledhur së bashku rreth 150 arkeologë dhe studiues të njohur nga e gjithë bota dhe vjen si bashkëpunim i Universitetit të Lionit, në Francë me Laboratorin francez HISOMA (Historia dhe Burimet e Botëve Antike), Qendrën e Studimeve Albanologjike, Institutin e Arkeologjisë, Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.
Për 4 ditë rresht deri më 23 maj në harkun kohor prej ores 08:00 deri në 18:00 në ambjentet e muzeut do të jepen kumtesa shkencore të studiuesve me të njohur rreth prehistorisë, periudhave helenistike dhe romake dhe mesjetës në trojet shqiptare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com