Konferenca në Tiranë/Santos-Veliaj: Europa duhet të mbajë premtimin. Ndikimi i qyteteve në procesin e integrimit

Konferenca në Tiranë/Santos-Veliaj: Europa duhet të mbajë premtimin. Ndikimi i qyteteve në procesin e integrimit

Santos dhe Veliaj gjatë konferencës

Në Tiranë u zhvillua sot konferenca “Një kontinent një e ardhme” që organizohej nga fondacioni Qemal Stafa, nën kujdesin e Sekretares për Marëdhëniet me Jashtë, Teuta Vodo, ku u mblodhën politikanë shqiptarë e rajonalë, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian si Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos,  ku kryefjalë ishte zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva europiane e vendit tonë.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi rëndësinë gjithnjë e më të madhe që po luajnë qytetet në procesin e integrimit.

“Në Europë ka koalicione, rrjete qytetesh që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe duhet pasur parasysh edhe në kuadër të integrimit të rajonit.

Tirana ka arritur 1 milionë banore, 40% të PBB, pra duhet të kemi qytete që funksionojnë më së miri siç ndodh me Prishtinën, Shkupin dhe qytete të tjera në Europë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në  Tiranë, por edhe në gjithë Shqipërinë, po bëhet një punë e mirë në promovimin e të rinjve, duke i bërë ata pjesë të vendimmarrjeve të rëndësishme.

Kreu i Bashkisë u shpreh se rajoni është në një moment fantastik që të bëjë hapa të mëdha përpara, ndërsa njohu të pranishmit me ambicien e Tiranës për t’u mësuar të rinjve gjuhën e kodimit.

“Më pëlqeu që Lufthansa vendosi zyrën e vet në Tiranë, një kompani amerikane do të vendoset këtu. Do të hapim Piramidën, që ka qenë mauzoleumi i diktatorit, kurse tani do të jetë shkolla më e madhe e teknologjisë së informacionit në rajon.

 Në Stokholm edhe një 6-vjeçar mësohet të këndojë, të bëjë veprime të shkencës së teknologjisë, nuk ka përse ne këtu në rajon të mos bëjmë këto hapa që nevojiten për të kapur këtë ritëm”, u shpreh Veliaj.

Teksa ftoi të pranishmit që të vizitojnë Tiranën, Veliaj u shpreh se transformimi i Pazarit të Ri dhe i Sheshit “Skënderbej”, janë prova më e mirë e ambicies dhe qëllimit tonë për t’u bërë një shoqëri evropiane.

“Kur të dilni jashtë do të shihni një shesh që fitoi çmimin e parë në 2018-ën si “Hapësira publike më e mirë në Europë”. Kemi pazarin e vjetër, ripërtëritjen urbane që fitoi çmimin vitin që shkoi.

Pra qytetet mund të jenë pika evropiane në këtë rajon dhe të tregosh që mund të modernizosh, mund të transformosh, mund të ndryshosh, është prova më e mirë e ambicies dhe qëllimit tonë për t’u bërë një shoqëri evropiane”, nënvizoi Veliaj.

Eurodeputetja Isabel Santos bëri një analizë ku u shpreh se Europa është në një krizë të thellë dhe të gjithë e dinë këtë gjë, por duhet të mbajë premtimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Së pari patëm atë krizën ekonomike që ndau shumë vende të ndryshme siç është vendi im. Vuajtëm shumë nga kriza dhe na ka ardhur keq se nuk na ndihmuan vendet e tjera, nuk treguan solidaritetin për të cilin kishim shumë nevojë në atë kohë e cila është diçka që  është e pranishme në diskutimet tona në qëndrimet tona, që të flas shumë hapur”, tha ajo

Ajo theksoi se procesi i zgjerimit ka hapur mundësi të reja dhe mundësi për të forcuar projektin politik të Europës.

"Sigurisht që të gjitha vende kanë të drejtën të thonë që Europa nuk funksionon shumë mirë. Duhet të vendosim rregulla në shtëpitë tona, por ama duhet t’i mbajmë angazhimet tona, kjo është çështje nderi. Si mund t’u themi të gjitha vendeve që i plotësojnë të gjitha kushtet, duke paguar një  çmim të madh politik siç ndodhi në Maqedoninë e Veriut që ndryshojë emrin që lidhet me identitetin e një vendi, diçka krejt e thellë në shoqërinë e një vendi që e trondit një vend dhe një shoqëri", ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se për momentin ka probleme mes vebdeve të BE-së dhe për këtë shkak nuk na kanë ftuar dot edhe pse nuk është një rrugë e drejtë.

 “Unë pajtohem me faktin se së pari duhet të vendosim rregullat në shtëpitë tona të funksionojmë mirë, të përmirësojmë mënyrën se si funksionojmë në BE, por njëkohësisht duhet t’u përmbahemi angazhimeve tona t’i realizojmë ato", ka thënë ajo.

Ajo përfundoi fjalimin se nuk është e pamundur që të vazhdojnë me procesin në të njëjtën kohë të diskutojnë dhe ca hollësi aspekte teknike të cilat lidhen me metodologjinë me mënyrën se si do të funksionojnë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja