Konferenca për rolin e Kosovës
Berisha largohet, Rama merr fjalën
Konferenca shkencore për rolin e Kosovës në 100-vjetorin e shtetit shqiptar uli në një tryezë Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama.
TIRANE - Konferenca shkencore për rolin e Kosovës në 100-vjetorin e shtetit shqiptar uli në një tryezë Kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama.
Si Kryeministri Berisha ashtu dhe kreu i PS-së i cili synon të jetë Kryeministri i ardhshëm pas zgjedhjeve të 2013-tës, kanë nënvizuar se detyrim madhor është puna për realizimin e idealit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Ndërsa nuk mund të kalojë në heshtja ndasia mes tyre, pasi në momentin kur kreu i PS-së do të mbante fjalën Kryeministri është larguar nga konferenca.
Kryeministri Sali Berisha është shprehur se detyrimi madhor i çdo shqiptari është të punojë për realizimin e idealit të bashkimit kombëtar të shqiptarëve kudo që ndodhen.
”E drejta e bashkimit kombëtar është e shenjtë dhe askush nuk mund të cenojë para saj por ajo duhet të udhëhiqet nga interesi komëbtar dhe interesi është që të mos e humbasim asnjë lloj kufiri. Çdo lloj rivizatimi do të shoqërohej me humbjet e territoreve të tjera. Ne jemi të përkohshëm, trojet janë të përhershme”, u shpreh Berisha.
Në konferencën shkencore të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri, Rama theksoi se kufinjtë mund të jenë të kapërcyeshëm, duke shtuar se në marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të shihet përpara.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40%
-
JO
48.8%
-
NUK E DI
11.1%
Vota total: 907
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj mbledh kryesinë për finalizimin e kandidatëve
24 Mars, 11:14
-
Punonjësit e portit te Shëngjinit sërish në protestë! Nuk janë paguar prej 3 muajsh, kërkojnë zgjidhje të problematikës
24 Mars, 11:02
-
Poloni - Shqipëri/ Drejtoi në Kupën e Botës 'Katar 2022', UEFA i beson arbitrit slloven
24 Mars, 11:01
-
Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve
24 Mars, 10:54
-
Cindy Marina flet për lidhjen me Genarin: Jozefina Topalli nuk ndërhyn në marrëdhënien tonë! Ende jemi herët për martesë
24 Mars, 10:46
-
Ministri i Mbrojtjes: Po përgatisim një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve
24 Mars, 10:44
-
Me shpejtësi 255.5 km/orë gjatë zbritjes, skiatori francez vendos rekord botëror (VIDEO)
24 Mars, 10:42
-
‘Unë e di që Kiara punon eskortë’/ Akuza e rëndë e Oltës për moderatoren nxit debat të ashpër me Luizin: A i mendon gjërat?
24 Mars, 10:34
-
Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale
24 Mars, 10:26
-
Berisha u ka futur tmerrin demokratëve, e mbajnë lider 80 vjeç e ‘non grata’
24 Mars, 10:20
-
'Ti Shqipëri më jep nder', prezantohen fanellat e reja të Kombëtares
24 Mars, 10:16
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02