Konferenca për teknologjinë
Berisha: Do avancojmë me 4G
I pranishëm në konferencën rajonale të teknologjisë, Electronic South Eastern Europe kryeministri deklaroi se Shqipëria ka 10 fishuar fluksin e internetit. Shqipëria është vendi i vetëm në rajon me 4 operatorë celularë.
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se Shqipëria ka bërë përparime sa i përket teknologjisë.
I pranishëm në konferencën rajonale të teknologjisë, Electronic South Eastern Europe kryeministri përmendi si arritje rritjen e përdorimit të internetit dhe telefonisë celulare.
“Shqipëria është vendi i vetëm në rajon me 4 operatorë celularë. ka dhënë dy licenca për 3 g dhe parashikohet që në vitin 2012 të avancojë me teknologjine 4 G"- nënvizoi Berisha.
Kreu i qeverisë theksoi se “Shqipëria ka 10 fishuar fluksin e internetit. Përdorimi i internetit nuk njeh moshë dhe profesion”.
. "Në vitin 2005 niveli i penetrimi të internetit në vend ishte ndër më të ultit, 4.8 %. Penetrimi i telefonisë celulare sërish ishte ndër më të ultit vetëm, 30 %, ndaj dhe për qeverinë një nga objektivat më madhorë, më ambiciozë, por dhe më të vështirë, ishte Shqipëria në moshën dixhitale", u shpreh Berisha.
DIXHITALIZIMI Kryeministri Sali Berisha theksoi sot rëndësinë e zhvillimit të teknologjisë dixhitale për të rritur transparencën ndaj qytetarëve për një qeverisje më të mirë. Për Shqiperia në moshë dixhitale, Berisha tha se në buxhetin e ardhshëm janë parashikuar 125 projekte, ku përfshihen doganat, tatimet, gjendja civile.
“Teknologjia dixhitale është leva e arkimedit per të kapërcyer kohën, për t'u ofruar qytetarëve shërbime më të mira të kohës, por për të vendurr gjithashtu në themel të veprimtarisë tonë transparencën për një qeverisje të mire" .
Berisha theksoi se i konsideron shumë të rëndësishme përpjekjet rajonale për kijimin e qendrave rajonale të inovacionit dhe teknologjisë.
Konferenca dy ditore organizohet nga Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Këshillin e Kooperimit Rajonal dhe UNDP.
(s.g/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56