TIRANË, 3 Korrik/ATSH/-Luhatjet sezonale në numrin e vizitorëve, të njohura gjerësisht si sezonalitet, janë karakteristikë e një numri të madh destinacionesh turistike në mbarë botën, si pasojë e shkaqeve natyrore, kryesisht llojeve të motit dhe atyre institucionale, siç janë pushimet fetare, publike apo ato të shkollës.
Megjithëse, konsiderohet veçanërisht si një sfidë ekonomike, në një njoftim për medita Ministria e Turizmit pohon se sezonaliteti ka ndikime të konsiderueshme mjedisore dhe social-kulturore, që vijnë nga kulmi apo dhe nga pika më e ulët e prurjeve të vizitorëve.
Kjo është një çështje komplekse, e cila ndërlikohet më tej nga fakti se ndikimet ekonomike janë zakonisht të shoqëruara me periudha jashtë sezonit, ndërsa çështjet e mjedisit dhe ato social-kulturore janë të lidhura me periudhat me prurje më të ulëta.
Duke iu referuar rëndësisë dhe kompleksitetit të sezonalitetit në turizëm, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të Shqipërisë dhe Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO) do të organizojnë një konferencë ndërkombëtare për "Menaxhimin e sezonalitetit në Turizëm" më 20 tetor 2014, në Tiranë.
Pjesëmarrësit do të mblidhen për të ndarë mes tyre dhe diskutuar eksperiencat dhe strategjitë, që u mundësojnë si autoriteteve publike ashtu edhe bashkësisë së biznesit, të adresojnë efektet e sezonalitetit në mënyrën që nxit zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe krijimin e vendeve të punës.
Një tryezë e përbashkët ministeriale për "Rolin e qeverive në adresimin e sezonalitetit në turizëm", do të zhvillohet brenda kornizës së Konferencës, duke u përqendruar veçanërisht në politikat dhe praktikat më të mira, të ndërmarra nga qeveritë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, për këto çështje thelbësore./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com