Konfiktohen Koreja e Jugut dhe Japonia, SHBA ndërmjetëson për paqtim

Konfiktohen Koreja e Jugut dhe Japonia, SHBA ndërmjetëson për paqtim

Koreja e Jugut ka njoftuar se nuk dëshiron më të zgjasë paktin për shkëmbimin e informacionit ushtarak me Japoninë.

Vrazhdësia më e fundit midis Seulit dhe Tokios, e shkaktuar nga vendimi japonez i G20 për të kufizuar eksportin e tre materialeve themelore për industrinë koreane të gjysmëpërçuesve, ka nisur të thellohet.

Dizimpenjimi i Seulit shqetëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja e ndarjes së informacioneve midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, e nënshkruar në vitin 2016, fuqimisht "sponsorizohet" nga Shtetet e Bashkuara.

Të dy vendet në fakt janë aleatët më të mëdhenj amerikanë në rajon dhe bashkëpunimi i tyre është thelbësor për monitorimin e veprimtarive raketore të Koresë së Veriut dhe kontrollit të Kinës.

"Ne jemi të zhgënjyer me vendimin që Korea e Jugut kanë marrë në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të informacionit - tha Presidenti amerikan Mike Pompeo - ne i kërkuam secilës nga të dy vendet të vazhdojnë dialogun".

Mike Pompeo, Sekretari i Shtetit i SHBA tha gjithashtu se: Nuk ka dyshim se interesat e përbashkëta të Japonisë dhe Koresë së Jugut janë të rëndësishme dhe janë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri japonez Shinzo Abe gjithashtu i kërkoi Koresë së Jugut të mos braktisë shkëmbimin e informacioneve dhe foli për një marrëdhënie të kompromentuar të besimit.

Por megjithë kërcënimin e vazhdueshëm nga Koreja e Veriut, marrëdhëniet diplomatike-tregtare midis dy bashkëbiseduesve janë në nivelet më të ulëta historike, me bojkotimin e mallrave dhe shërbimeve japoneze.

"Në këtë situatë, qeveria mendon se mbajtja e marrëveshjes së shkëmbimit të informacionit të inteligjencës, e nënshkruar me qëllim të shkëmbimit të informacionit të ndjeshëm të sigurisë ushtarake, nuk i shërben interesave kombëtare", tha Kim You-geun, zv / drejtori i Koresë së Jugut për sigurinë kombëtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion