Konfindustria në një deklaratë për mediat shpreh shqetësimin për sasinë e madhe të parave që po qarkullojnë jashtë sistemit bankar të vendit.

Gjergj Buxhuku deklaron se shpjegimi i vetëm për forcimin e skajshëm të Leku-t mund të bëhet në mënyrë të arsyeshme me shpenzimet e mëdha dhe informale të fushatës zgjedhore 2017.

Deklarata e Gjergj Buxhukut
Konfindustria shpreh shqetesimin per sasine e madhe te parave qe qarkullojne jashte sistemit bankar te vendit si shprehja me e qarte e shkalles se larte te informalitetit te ekonomise shqiptare. Tregues I qarte eshte fuqizimi I skajshem dhe jo I natyrshem ne nje kohe te shkurter I monedhes kombetare Lek.
 
Renia e forte e euros ne shoqeruar edhe me valutat e tjera nuk ka shkaqe te dukshme shpjeguese me tregues ekonomik normal. Ende nuk ka filluar fluksi I turisteve, qe mund te ishte nje shpjegim dhe nga ana tjeter nuk behet fjale per bum rritjesh te eksporteve shqiptare me ndikim ne bilancet tregtare te vendit. Per me shume edhe treguesit ekonomik te eurozones ne 3 mujorin e pare te vitit ishin pozitive sipas te dhenave te Bankes Qendrore Europiane.
 
Shpjegim I vetem per forcimin e skajshem te leku-t mund te behet ne menyre te arsyeshme me shpenzimet e medha dhe informale te fushate zgjedhore 2017 ne shkelje te qarte edhe te ligjit elektoral, qe detyron partite politike te bejne te ditur shpenzimet e tyre. Ishte detyre e Bankes se.
 
Shqiperise te nderhynte per te shmangur deformimet ne tregun monetar te vendit. Arsyet kryesore per sa me siper jane goditjet, qe marrin prodhimet£sherbimet vendore nga forcimi artificial I lekut, fuqizimi I importeve, shoqeruar edhe me mundesine per spekullime monetare.
 
Konfindustria vlereson, se eshte edhe detyre e agjencive te inteligjences te zbulojne se nga vine dhe cilat jane burimet informale te financimit te partive, qe rrezikojne drejtperdrejt demokracine shqiptare dhe jo vetem ekonomine.



dy.b/shqiptarja.com