Konfindustria: Tregu për
bonot e thesarit, jo korrekt

Konfindustria: Tregu për<br />bonot e thesarit, jo korrekt
Në një njoftim për shtyp, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, shpreh shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurrencës ndërmjet operatoreve bankare.

Konfindustria do të kërkojë zyrtarisht, që sa me shpejt të vlerësohet mbi marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes së papranueshme të tregut të bonove të thesarit.

NJOFTIMI PER SHTYP
Konfindustria shpreh shqetësimin për mënyrën me të cilin funksionon në vazhdimësi tregu shqiptar i bonove të thesarit me shenja të dukshme të mungesës së konkurencës ndërmjet operatorëve bankare. Shembulli i fundit, që mbështet përfundimin e mësipërm, është rritja e ndjeshme e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare në monedhën kombëtare LEK të tregtuara në ankandin e fundit, që arriti vlerën prej 7.1%.

Konfindustria do të kërkoj zyrtarisht Qeverisë së Shqipërisë, që të ndërhyjë për përmirësimin e domosdoshëm të mënyrës së ndërtimit të sistemit të bankave të nivelit të 2 në vend si kusht i domosdoshëm për parandalimin e pasojave të papranueshme edhe në tregun e bonove të thesarit.

Konfindustria këshillon vendimarrjen politike, që sa më shpejt të vlerësoj marrjen e masave të mëposhteme:
* Në afatshkurter të ndërtoj sistemin e informimit dhe lehtësimit teknik të zgjerimit të përfshirjes në tregun e bonove të thesarit të qytetarëve dhe subjekteve në mënyrë të drejtpërdrejtë pa kaluar ndërmjetësinë e sistemit banker.
* Në afatmesëm të vlerësoje seriozisht themelimin e një banke të nivelit të 2 me kapital publik me qëllim krijimin kushteve të nevojshme për rritjen e shkallës së konkurencës së drejte në treg

Konfindustria vlerëson, se rritja së fundmi në nivelin 7.1% e interesave të bonove të thesarit 1 vjeçare ne kushtet e:- uljes se njepasnjeshme te normes baze te interesit per LEk-un nga Banka e Shqiperise në nivelin më të ulët historik prej 4.5% , - nivelit të lartë të depozitave në bankat shqiptare dhe - shkallës së ulët të rritjes së kreditimit për sektorin privat, është e vështirë të përligjet vetëm me nevojen e rindërtimit të portofolit të kredive bankare me kahje drejt uljes së peshës së kredive të dhëna sektorit publik nga operatorët bankare. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar