Konfirmohet kandidati i parë dhe i vetëm në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Durrësit, Cara: Qyteti sot është pothuajse i pajetueshëm

Konfirmohet kandidati i parë dhe i vetëm në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Durrësit, Cara: Qyteti sot është pothuajse i pajetueshëm

Igli Cara

Ish deputeti i PD, Igli Cara ka shpallur kandidaturën e tij në primaret e ‘Rithemelimit’ për bashkinë e Durrësit. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Cara, tha se ishte koha për një ndryshim në qytetin e Durrësit, që sipas tij kishte humbur identitetin dhe rrezikonte të zhduket plotësisht.

Deri më tani, Cara është kandidatura e parë dhe e vetme e Rithemelimit për primaret që do të organizohen në bashkinë e Durrësit, nga ku do dalë fituesi që do të garojë për kreun e bashkisë në 14 maj të vitit 2023.

“Sot, kryefjala që më bashkon me secilin nga ju është Durrësi, i cili prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij dhe rrezikon më të keqen, të çbëhet tërësisht. Durrësi është një qytet i veçantë, ku antikiteti dhe vija bregdetare krijojnë mundësi ta shndërrojnë në një qendër të rëndësishme tregtare, në nivel rajonal dhe europian. Do të mjaftonin resurset e tij, për të afruar dhe jo larguar të rinjtë, por e vërteta është ajo që njohim të gjithë.

Masakra urbane ka shkatërruar arkeologjinë dhe natyrën, duke nisur nga qendra historike, deri në periferi. Një strategji që ka sjellë pasoja të pariparueshme, duke fshirë dhe simbolikat e tij europiane. Durrësi është sot pothuaj i pajetueshëm. Projektet, në emër të zhvillimit, po i marrin frymën qytetit, i cili po tkurret dita-ditës, në të gjitha kuptimet e fjalës.

Masakra urbane e Durrësit  është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë.

Ky tjetërsim dhe deformim i qytetit nuk ka ardhur rastësisht, ka përgjegjës me emra konkretë. Çdo banor i Durrësit është i vetëdijshëm për këtë realitet, me të cilin përballet në përditshmëri dhe që i kushtëzon jetesën. Në këto kushte, qindra familje të dëshpëruara dhe pa rrugëdalje shohin si të vetmen zgjidhje emigrimin”-tha Cara mes të tjerash.

Ndërkohë, ende nuk ka pasur asnjë konfirmim për marrëveshje brenda partisë Demokratike sa i takon bashkëpunimit në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Pavarësisht takimeve që u bënë mes Alibeajt dhe përfaqësuesve të Rithemelimit, duket se ngërçi institucional do të vijojë. I pyetur nga gazetarët se cilin ‘grupim’ të PD do të regjistronte në zgjedhje, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se kishte ende paqartësi dhe se vendimi do të merrej pasi të bëheshin kërkesat për regjistrimin në zgjedhje.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë