Konfirmohet marrëveshja
nga të dy negociatorët

Konfirmohet marrëveshja<br />nga të dy negociatorët
Konfirmohet arritja e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijëve nga të dyja palët negociuese, edhe pse më parë mediat serbe kanë thënë se Stefanovic ka mohuar arritjen e një marrëveshje.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug pak më parë kishte deklaruar se përfaqësuesi serb në bisedimet e Brukselit, Borislav Stefanovic u shpreh se "megjithë përpjekjet e bëra nuk është arritur ende marrëveshje." Megjithatë ai është i gatshëm, të vazhdojë bisedimet ditën e shtunë.

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se me Menaxhimin e Integruar të Kufirit, përfshihen gjashtë vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ndërsa, Shefi i ekipit negociator, Borko Stefanovic tha se në pikat e përbashkëta të “linjave administrative”, do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe të Policisë së Serbisë, një përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe një përfaqësues i EULEX-it, që do të kenë detyra të njëjta.


Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi tha se arritja e marrëveshjes nënkupton njohje të këtyre kufijve nga ana e Serbisë.

“Ne do të kemi sqarimet adekuate me kohë, por ajo që mund të themi është se Kosova ka kufijtë e saj dhe kufijtë e saj do të jenë të respektueshëm nga të gjithë dhe me këtë marrëveshje janë pranuar edhe nga Serbia”, tha Kuçi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet