Klubi i Partizanit ka njoftuar në rrjetet sociale datën dhe orën e saktë të derbit të kryeqytetit që do të jetë I vlefshëm për javën e 33 të Superligës. Në postimin e klubit shkruhet që sfida do të zhvillohet të dielën me datë 12 maj në orën 16:30.
Kujtojmë se në këtë sfidë Partizani në rast fitoreje siguron matëmatikisht titullin kampion, I cili iu mungon prej 26 vitesh. Për çdo tifoz të kush do të ishte koeçidenca më e bukur që Partizani të shpallet kampion pikërisht në derbi me Tiranën. Nga ana tjetër bardheblutë synojnë të paktën të mos dalin pa pikë, pasi luftojnë për mbijetesën. Gjithsesi tifozët e Tiranës presin nga klubi një dhuratë pasi fitorja e fundit ndaj Partizanit ka qenë para 5 vitesh, në shkurt të 2014. Që prej asaj kohe janë luajtur 16 ndeshje ndërmjet skuadrave.
Klubi i Partizanit, si klub pritës në këtë ndeshje, ka njoftuar edhe çmimet e biletave për këtë sfidë, të cilat do të jenë si më poshtë:
Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 2 500 Lek (të reja)
Biletat në Tribunat C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria bardheblu do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2, H1,H2
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Mërkurë e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit.
Komente












