Konfirmohet përballja, shqiptari sfidon djalin e kriminelit Arkan në boks: E kemi personale, kam biseduar me ta

Përballja e boksierit me origjinë shqiptare dhe djalit të kriminelit famëkeq serb duket të jetë shumë afër, edhe pse për shkak të pandemisë ende nuk ka një datë të afërt.

E planifikuar të mbahet shtatorin e kaluar, por e shtyrë disa herë për shkak të pandemisë, ndeshja e shumëpritur do të mbahet së shpejti, deklaroi boksieri shqiptar Petrit Mazrekaj.

Boksieri me origjinë nga Gjakova, me 17 ndeshje në ring pa asnjë humbje, po përgatitet për atë që ai e konsideron si ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai do të përballet  me Velko Raznjatovic, djali i kriminelit serb Arkan. Mazrekaj u shpreh se kjo ndeshje do të zhvillohet, por pa vendosur ndonjë datë.

“Do të zhvillohet. Për fat të keq na ndërhyri pandemia dhe nuk munda t’i sqaroj gjërat në ring. Kjo punë, si për Raznatovicin dhe për mua, është personale. Jemi në komunikim me menaxherin, trajnerët e mi dhe kampi i Raznatovicit duan që kontrata të zbatohet me patjetër. Vendi do të jetë në Gjermani, siç e patëm nënshkruar kontratën. S’ka lëvizur asgjë. Më presion ka ai prej njerëzve të tij, sesa unë. Kjo pasi krijuar mjaft bujë me deklaratat e tij”, u shpreh Mazrekaj.

Raznatovic dhe ekipi i tij kanë tentuar disa herë që ndeshjen ta zhvillojnë në Serbi, por një gjë e tillë nuk është pranuar. Mazrekaj në deklaratat e tij është shprehur se ai do ta fitojë me çdo kusht këtë ndeshje, e cila më shumë se çdo gjë ka shumë krenari brenda.

Shqiptari Petrit Mazrekaj dheVelko Raznjatovic

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë